Ekskluzive: Rinumërohen votat e zgjedhjeve? (Dokument)

Republika e Kosovës pritet që të shkojë në rinumërim të votave, si pasojë e parregullsive të shumta të krijuara pas shpalljes së rezultateve.
Indeksonline mëson se organi përgjegjës zgjedhor pritet që shumë shpejt ta marrë këtë vendim.
Arsyeja kryesore e rivotimit është gabimi teknik i vendosur në fletën e formularit final për gjitha komunat e vendit.

Rubrikat e formularit të përputhjes së të dhënave të rezultateve fabrikisht janë prodhuara me gabime.

Si rezultat i kësaj anëtarët e Këshillit të Vendvotimeve (komisionerët) i kanë bartur rezultatet në rubrika të gabuara.
Ndryshe, tri parti; PDK -ja , LDK-ja dhe Nisma edhe zyrtarisht kanë deponuar kërkesat për rivotimet në nivel vendi.

Lexo edheVjen reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me rinumërimin e votave
Ankesat janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim të kutive.
Vlen të theksohet se pas numërimit të 98.47 për qind të votave, PDK-ja është e treta në renditje me 21.25 për qind apo 167402 vota.
Ndërsa, Vetëvendosja e Albin Kurtit me 25.51 për qind, duke pasur LDK-ja me 24.82 për qind. /Indeksonline/
















