BallinaLajmeHaradinaj: Orët e humbura të mësimit do të kompensohen

Haradinaj: Orët e humbura të mësimit do të kompensohen

Të ngjajshme

Dieta me sardele: Trend apo rrezik?

Një trend i ri në rrjetet sociale po promovon...

Djali i Maradonës krahason McTominay me babain e tij

Djali i legjendës Diego Armando Maradona ka bërë një...

A është Lucozade i dobishëm?

Për shumë njerëz, Lucozade ka qenë prej kohësh një...

Zyrtare: Trepça e blindon me kontratë të re Adis Beciargicin

Adis Beciragic do të vazhdojë qëndrimin te Trepça edhe...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka përsëritur se taksa e vendosur ndaj mallrave serbe, është interes nacional dhe se një vendim i tillë nuk është marrë për inati të askujt.

I pari i ekzekutivit, ka paralajmëruar se të gjitha orët e humbura, si shkak i grevës së mësimdhënësve do të kompensohen.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë homazheve tek shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës.

Ai ka treguar edhe për investimin 1 miliardë e 300 milionë dollarë që do të bëhet në energji.

“Projektligji për pagat nuk është vetëm për arsimin, është për policët, është për zyrtarët, për zjarrfikësit, për 80 e sa mijë që janë të paguar nga shteti, pra ky ligj do të ndodhë, besojmë me 31 janar. Unë nuk do të insistoj në asnjë veprim tutje, sa i përket atyre është në vetëdijen e tyre. Një gjë ju garantoj të gjithëve, asnjë orë e humbur nuk do të mbet pa u plotësu”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz