BallinaLajmeHaradinaj nuk do t'i shkojë nesër Thaçit në takim

Haradinaj nuk do t’i shkojë nesër Thaçit në takim

Të ngjajshme

Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendim i pastër politik

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë...

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund...

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Presidenti Hashim Thaçi, ka ftuar nesër në takim liderët e partive politike për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore por Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nuk do të marrë pjesë, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i AAK’së, Muharrem Nitaj tha për Gazetën Express se Ramush Haradinaj ndodhet për një vizitë pune në Gjermani dhe për këtë arsye nuk ka mundësi të jetë i pranishëm. Nitaj nënvizoi se edhe po të ishte i pranishëm Haradinaj nuk do të merrte pjesë në takim.

” Po ka ardhur një letër e nënshkruar nga presidenti për një takim ku do të diksutohej reforma zgjedhore. Por me sa e pashe, letra është për zotin Ramush Haradinaj dhe Haradinaj aktualish ndodhet në një vizitë pune në Gjermani dhe nuk do të jetë në këtë takim. ” tha Nitaj.

Sipas Nitajt, AAK vlerëson se tani është shumë vonë për reformë zgjedhore.

” Ajo mund të behet vetëm për zgjedhjet tjera, e jo për zgjedhjet e radhës të cilat nuk përjashtohet mundësia të mbahen brenda disa muajsh” ka shtuar ai.

Presidenti Hashim Thaçi, nesër ka ftuar për diskutim liderët e partive në orën 10 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz