BallinaSportHaradinaj ngushëllon familjen Vokrri pas vdekjes së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Haradinaj ngushëllon familjen Vokrri pas vdekjes së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Të ngjajshme

KQZ trajnon mbi 200 anëtarë të Komisioneve Komunale për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet...

A do të jenë më të shtrenjta çmimet e biletave të avionit këtë verë?

Çmimet më të lira të fluturimeve mund t’i joshin...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar Familjen Vokrri, pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Lajm i trishtë dhe pikëllues e ka quajtur Kryeministri Haradinaj, ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

“Futbolli kosovar ka humbur legjendën më të madhe të saj. Fadili ishte një personalitet i shquar në fushën e sportit jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare, duke u bërë shembull për të gjithë se si duhet të punohet për të arritur suksese. Falë kontributit të madh të Fadilit, Kosova arriti të pranohet në FIFA dhe UEFA. Me punën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të vendit, Fadili me të drejtë konsiderohej si një prej përfaqësuesve më të denjë të Kosovës në afirmimin e sportit kosovar nëpër botë”, tha Kryeministri Haradinaj, duke ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes Vokrri, sportistëve dhe gjithë Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz