Haradinaj në Prekaz, përmend Azem Bejtën, Tahir e Nebih Mehën
03

Lexo edheKryeministri me deputetë e kryetar komune në Drenas, ja përse bëhet fjalë (Foto)

Në prag të përvjetorit të rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, në nderim të veprës së tyre isha për homazhe në Prekazin e lavdisë, ku bashkohen histori të shumta shqiptare.
Në Prekazin legjendar asgjë nuk është e rastësishme, as pushka e Azem Bejtës që e trashëgoi gjyshi i Tahirit, Emin Lati, për ta shkrepur Mehajt brez pas brezi, në tri beteja.
Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur.
Lavdi të gjithë trimave të Kosovës, shkruan Haradinaj përmes rrjeteve sociale. /Drenica Press/

Lexo edheKryeministri me deputetë e kryetar komune në Drenas, ja përse bëhet fjalë (Foto)