back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeHaradinaj në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Akte të guximshme e moment...

Haradinaj në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Akte të guximshme e moment kthese

Të ngjajshme

U refuzuan 21 amandemente të LDK-së, reagon Abdixhiku

Me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim,...

SI E NJOHA KOMANDANT KARADAKUN?

Në verën e vitit 1998, me kërkesën e Kryeministrit...

​Superliga e Kosovës ndizet këtë fundjavë, kush do të mbetet lideri?

Superliga e Kosovës në futboll po përgatitet për njërën...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar  sot 37-vjetorin e Grevës së Minatorëve, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në rrugën drejt lirisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se grevat e minatorëve ishin akte të guximshme që u shndërruan në rezistencë gjithëpopullore dhe lëkundën themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë, duke nderuar më shumë se 1300 minatorë që morën pjesë në atë kohë.

“Sot, në shënim të 37-vjetorit të Grevës së Minatorëve, me nderim kujtuam veprën e më shumë se 1300 minatorëve të asaj kohe. Kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë. Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e punëtorëve të devotshëm të kohë, ishte rikthimi i Trepçës në forcë ekonomike të vendit. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës”, tha i pari i AAK-së, raporton Klankosova.tv.

Njëherësh, Haradinaj shkroi se ky ishte një hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave.

“Ky ishte hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave, punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve. Mirënjohës ndaj minatorëve të asaj kohe për guximin dhe sakrificën e tyre, si dhe minatorët e sotëm për angazhimin e palodhur dhe punën e ndershme që vazhdon t’i japë jetë Trepçës dhe ekonomisë së vendit”, shkroi Haradinaj. 

Të Fundit

Sport

ShowBiz