BallinaLajmeHaradinaj: Kufiri i Kosovës është në Çakorr

Haradinaj: Kufiri i Kosovës është në Çakorr

Të ngjajshme

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, nga koalicioni PDK, AAK, Nisma, ka thënë se besimin që ka arritur ta marrë nga qytetarët dhe subjektet politike do ta përdorë për të mirën e vendit.

Haradinaj i cili njëherësh është dhe kryetar i AAK-së, ishte pjesëmarrës në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës me rastin e përkujtimit të 33 dëshmorëve të rënë, përcjell Klan Kosova.

”Besimi që kam marrë nga qytetarët dhe disa subjekte politike do ta përdori për të mirën e vendit dhe jo për interesat politike të partisë”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj në këtë fjalim foli edhe për temat e ndjeshme aktuale në vend ku mes të tjerash tha se kufiri i Kosovës është na Çakorr, ndërsa nuk do të ketë vend për asociacion e as për Serbi në Kosovë.

”Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në këtë tubim ishte bashkë me partnerin e ri të koalicionit parazgjedhur me ç’rast qysh në fillim të fjalimit të tij përshëndeti disa nga deputetët e PDK-së të pranishëm.

Në këtë memorial ishte e pranishme kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila dje gjatë ditës ka nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi, përcjell Klan Kosova.

Ndryshe, mbrëmë, pak para mesnatës, PDK-ja ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën, për zgjedhjet e 11 qershorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz