Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i ka rënë pishman për deklaratat e tij dhënë një natë më parë në media për prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj, që po hetonte listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK).
Haradinaj e kishte quajtur “hajn”, ish-prokurorin Blakaj në prononcimet e tij. Derisa sot pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, ai ka përsëritur këto deklarata duke thënë për më tepër se rasti Blakaj po rrezikon marrjen e liberalizimit ë vizave për Kosovën.
“Atij njeri krejt kushtet e mundshme për me kry punën e vet ia kemi dhënë. Çdo përkrahje të kryetarit të Qeverisë e ka pasur, ia kam dhënë zyrën teme, materiet që i kam në besim krejt lëndën ia kam dhënë, nëse ky është kërcënim, mohim i drejtësisë, nëse është mohim kini parasysh nuk është e vërtetë. Është abuzim me të vërtetën është rrenë çka ka thanë e ka lyp me marrë fajllin, kemi vendos kamera dhe kemi shpenzuar kosto që të mos ketë manipulime me lëndë, dhe për ditë të tanë ka nejt në zyre të kryeministrit në katin tim për me këqyr lëndën. Pak qeveri në pak shtete din më respektua kaq mirë e ne e kemi zbatu”.
“Në fund shiko se çka ka ndodhur e ka gjuajtur fajlin dhe ka dalë me spekulime publike. Ky është një hajn pra, ky nuk është profesionistë. Unë kam qenë në procese ligjore, nuk flasin profesionistët. Këta tanë po donë me marrë shembull Tomë Gashin, përmes mediave përmes zhurmave publike me u bë dikush. Nuk bëhet ashtu…Na jemi në proces të liberalizimit të vizave jemi në proces të bindjes së Bashkësisë ndërkombëtare që kemi rend dhe ligj qëky hajni na e k qit pikëpyetje me e marrë liberalizmin e vizave sepse po e akuzon një sistem…”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri po ashtu tha se Vetëvendosje është ajo që po e shfrytëzon situatën e krijuar pas daljes publike të Blakajt për qëllime politike.
“Po tentohet me u shfrytëzua kjo gjendje, dhe mirë bëjnë ata që tentojnë me shfrytëzua. Por unë e kam thënë për një person fizik, për një person fizik sepse prokuror është profesion në bazë të përgjegjësisë, për detyrë, për përgjegjësi publike. Për njërin që e ka shkarku vetën, ka dhënë dorëheqje, kam të drejtë me dhënë mendimin tim për atë personin për mënyrën se si e ka gju lëndën. Dhe nëse dikush ka problem me të punë e madhe, unë kështu mendoj dhe ato që i kam thënë vërtetë i besoj dhe e shoh kush po do me u kyç, po shihet që radhën e ka pru Vetëvendosja në Prizren dhe tash Vetëvendosja që deri tash shajke Policë e shajke Prokurorë e shajke ata po del po e mbron një prokuror, dhe ajo shprehja ‘këqyr kush po të mbron’ ka domethënie sikurse ajo ‘këqyr kush po të respekton’”, ka thënë kryeministri.
Sipas Haradinajt nuk është e vërtetë që ka pasur presion ndaj tij. Qeveria, sipas kryeministrit, i ka dhënë të gjitha kushtet për punë. Derisa nuk ka pranuara të komentojë mbi deklaratat e komandant Sylejman Selimi që kishte deklaruar ditë më parë nga burgu se në UÇK kanë qenë pak mbi 12 mijë pjesëtarë.
Haradinaj ka thënë se nuk komenton deklaratat e Selimit dujke ditur se ai është duke vuajtur dënimin e tij, derisa ka thënë se sa i përket listave, për to do të vendoset pas procesit të rregullt ligjor.