BallinaLajmeHaradinaj: Kosova mirëpret investimet e huaja direkte

Haradinaj: Kosova mirëpret investimet e huaja direkte

Të ngjajshme

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Plani sekret i Danimarkës në rast pushtimi amerikan të Groenlandës

Një plan i fshehtë i autoriteteve daneze për të...

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë amerikane Artillery One.

Në këtë takim, së bashku me delegacionin amerikan të përfaqësuar nga Daniel Cannon, Ryan Zinke dhe Steven Lindgren, u diskutua për mundësitë e shumta për investime në fushën e energjisë, teknologjisë dhe të telekomunikacionit në vendin tonë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, i njoftoi përfaqësuesit e Artillery One për hapësirën që ofron Kosova për investime të huaja.

“Me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, zvogëlimin e tarifave tatimore, reformat thelbësore në sundim të ligjit dhe ato fiskale, si dhe me ligjin për investime strategjike, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova tashmë është kthyer në një adresë të besueshme për investime amerikane.

Nga ana e tyre, delegacioni amerikan, shprehu falënderim ndaj kryeministrit Haradinaj për pritjen e sotme, dhe u dakorduan që të bashkëpunojnë në të ardhmen në fusha me rëndësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz