BallinaLajmeHaradinaj: Konjufca tentoi të komunikonte, të na ftonte në bashkëqeverisje

Haradinaj: Konjufca tentoi të komunikonte, të na ftonte në bashkëqeverisje

Të ngjajshme

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës...

Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale...

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se mandatari i fundit për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, ka tentuar të komunikojë me partinë e tij.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha komunikimet kanë qenë anësore, jo formale.

“Ka pasur komunikime anësore, jo ndonjë ftesë formale sepse s’kam qenë i hapur të pranoj një ftesë, por ka pasur komunikime të shumta. Ka pasur propozim të ulemi e të gjejmë zgjidhje edhe me marrëveshje për bashkëqeverisje”, u shpreh Haradinaj në Rubikon, raporton Klankosova.tv.

Më tutje, ai tha se as Kurti e as Konjufca nuk kanë pasur për qëllim të zgjidhen. Sipas tij, edhe sikur opozita t’ia jepte votat, ata do t’i kishin hequr votat.

“Por, nëse e shihni, mandatari i parë, Kurti, kur erdhi në Kuvend, nuk na e dha as listën e kabinetit qeveritar, as me emra. Kjo nuk guxon të ndodhë. Mendoj se ai nuk ka ardhur për ta bërë qeverinë. Edhe me pas dashtë qeveria me ba Konjufcën, s’kish mujt me e ba, në asnjë variant, i kishin hequr votat. Dy mandatarët e kanë pasur një detyrë: për të blerë kohë, për të shkuar në këtë datën 28 dhjetor”, deklaroi Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz