BallinaLajmeHaradinaj bën dhuratë për djalin e një çifti në emër të shtetit

Haradinaj bën dhuratë për djalin e një çifti në emër të shtetit

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka lëshuar një letër urimi jo të zakonshme me rastin e urimit të një miku të tij për lindje të djalit.

Madje, për këtë urim nuk ka përdorur letër të thjeshtë, por një të tillë ku është vendosur edhe stema e Republikës së Kosovës.

Kësaj letre, Haradinaj i ka bashkangjitur edhe një byzylyk në të cilin është vendosur një gur për “mësysh” dhe emri i tij.

“Të nderuar Naim dhe Njomza, jam i nderuar me ftesën që më bëni, për të marrë pjesë në gazmendin tuaj familjar, me rastin e lindjes së djalit tuaj, Ibrahimit. Në emrin tim dhe të familjes sime, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe dëshirat më të mira për djalin, Ibrahimin. Pastë shëndet e jetë të gjatë dhe të rritet i lumtur pranë prindërve dhe më të dashurve të vet”, ka shkruar Haradinaj.

E në këtë letër, Haradinaj ka hedhur edhe firmën duke kompletuar detajet e kësaj letre që e bëjnë zyrtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz