back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëHapja e ambasadës në Jerusalem, MPJ e Turqisë: Inkurajojmë udhëheqësit kosovarë të...

Hapja e ambasadës në Jerusalem, MPJ e Turqisë: Inkurajojmë udhëheqësit kosovarë të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem duke thënë se janë të shqetësuar thellë për këtë dhe e dënojnë fuqishëm si akt.

“Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq”.

“Duke vepruar në këtë mënyrë, udhëheqësit kosovarë kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes, duke përfshirë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara për statusin e Jerusalemit dhe dëmtuar vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe shpresat e paqes në rajon”.

Kjo ministri në reagimin e tyre në rrjete sociale i ka bërë thirrje lidershipit kosovar që të heqë dorë nga ky hap të cilin e cilësojnë të papërgjegjshëm.

“Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovar që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”.

Ambasada e Kosovës është hapur sot zyrtarisht në Jerusalem. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i kishte kërkuar Albin Kurtit si fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit që ta rikonsideronte një veprim të tillë duke thënë se një gjë e tillë mund t’i shkakonte dëme të mëdha Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz