BallinaLajmeHapet rruga që ishte e bllokuar në Kërvasari

Hapet rruga që ishte e bllokuar në Kërvasari

Të ngjajshme

Rama: BE na do, dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti fjalën e tij...

Aksident në mes dy automjeteve në Tomoc të Istogut, policia në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës...

Në kuadër të sanimit të dëmeve nga reshjet, është hapur për qarkullim rruga në fshatin Kërvasari, e cila lidh lagjen Kodrali, me pjesën tjetër të fshatit.

Po ashtu është mbushur edhe një pjesë e urës, e cila është dëmtuar dhe qarkullimi mbi urë duhet të bëhet të kujdes të shtuar.

Këtë rrugë sot e ka vizituar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, me qëllim të njoftimin me gjendjen në terren.

Rruga e dëmtuar, e cila ishte e shtruar me kubëza, ishte dëmtuar në tërësi dhe ka qenë e pakalueshme, e po ashtu edhe ura ishte dëmtuar, në masë të madhe.

Në këtë rrugë, janë larguar kubëzat dhe dheu, si dhe është mbushur pjesa e epërme e urës, dhe tani mbi urë mund të kalojnë automjetet e vogla, por me kujdes të shtuar, pasi kjo urë është e dëmtuar në masë të madhe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz