BallinaLajmeHapet aplikimi për subvencione në gastronomi – deri në 500 euro për...

Hapet aplikimi për subvencione në gastronomi – deri në 500 euro për punëtorë e 2500 euro për qira

Të ngjajshme

Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur

Sulmet kanë nisur në mëngjes dhe kanë zgjatur për...

Alaves kalon në epërsi ndaj Barcelonës në fundin e pjesës së parë

Alaves ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Barcelonës. Ishte...

Matoshi: Tri partitë e mëdha ranë në të njëjtin nivel, votat u vodhën “me thasë”

Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko reagoi ashpër ndaj...

Më 21 prill Qeveria kishte marrë vendim për të subvencionuar pagat dhe qiratë e sektorëve më të dëmtuar si pasojë e kufizimeve të vendosura gjatë këtij viti.

Ndër sektorët përfitues të këtyre mjeteve është gastronomia.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se tashmë është hapur aplikimi për të përgatitur kërkesën për subvencionin e pagës së punëtorëve dhe të qirasë.

Shoqata ka treguar edhe detajet se si mund të bëhet aplikimi.

“Nga sot është hapur aplikimi për të përgatitur Kërkesën rreth subvencionimit të sektorit dhe nën-sektorit të gastronomisë, në bazë të vendimit Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021. Përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë, që të dyja deri në 50% të lartësisë së çmimit, dhe jo më shumë se 500€ për punëtorët, dhe/ose 2500€ për qiradhënësit.

1.Udhëzuesin për Aplikimin lidhur me subvencionimin e pagave dhe qirasë, në sistemin EDI të ATK-së. – https://bit.ly/32Szcc3

2.Vendimin Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021 i cili lidhet me kategoritë përfituese lidhur me subvencionimin në fjalë, dhe kriteret e subvencionimit që kanë të bëjnë me këtë Masë. – https://kryeministri-ks.net/…/Vendimet-e-Mbledhjes-se-8…

Afati për dërgimin e kërkesës përmes sistemit elektronik EDI për këto masa është deri më 11 Maj 2021. Deri atëherë, sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta me kontratat bruto të punëtorëve dhe kontratat bruto të qirave”, thuhet në njoftimin e gastronomëve./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz