Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është takuar sot me të ngarkuarën me punë të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipatin.
Ai ka thënë se PDK është konstruktive dhe unë do të vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik.
“Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit. Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Hamza ka marrë detyrën e tij si kryetar i PDK-së të hënën në Konventën e 12-të të partisë, pas dorëheqjes që dha ish-kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Hamzës: