Hamza spjegon sloganin e PDK-së: Stop krizave, stop Albin Kurtit, stop Vetëvendosjes
dp

Lexo edhe“Deri tash janë ekzekutuar 70 milionë”, Hekuran Murati: Synimi ishte që pakoja të ketë vlerën 200 milionë – por opozita na pamundësoi

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hamza ka thënë se pikërisht ky slogan nënkupton edhe “Stop për Albin Kurtin” dhe “Stop për Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Kosova është në një krizë politike. Është në një krizë shoqërore. Ekonomia nuk ka ndonjë performancë të mirë. Kemi një polarizim ekstrem shoqëror, një ndarje të shoqërisë në atë që nëse je me mua i takon dritës, e nëse nuk je me mua i takon errësirës. Unë e di që jo krejt qytetarët e Kosovës i takojnë një subjekti politik. Është shumë më mirë që ka pluralizëm, por edhe ata që nuk janë me mua, e as ata që nuk më votojnë, nuk janë errësira.”
“Ne i kemi thënë stop kësaj krize. Stop emigrimit të të rinjve. Stop degradimit të shëndetësisë, stop degradimit të arsimit, stop tenderave njëburimor… Stop aferave të ndryshme, aferave në energji. Stop Vetëvendosjes, stop Albin Kurtit”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se Kosova ka mundësi të jetë më mirë, si në aspektin ekonomik, si në fusha të tjera.

Lexo edhe“Deri tash janë ekzekutuar 70 milionë”, Hekuran Murati: Synimi ishte që pakoja të ketë vlerën 200 milionë – por opozita na pamundësoi
“Degradimin ne mund ta ndalim, rritjen e çmimeve ne mund ta ndalim.”, ka thënë Hamza.
Kreu i PDK-së ka shtuar se partia e tij do të shënojë rritje të rezultatit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.