back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeHamza: Pritet që drejtësia ndërkombëtare në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar,...

Hamza: Pritet që drejtësia ndërkombëtare në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin përfundimtar

Të ngjajshme

Spalletti e puth gazetarën gjatë intervistës: Edhe kjo është faull!

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka bërë një gjest...

Mospagesa e përvojës e punës, qindra policë dorëzojnë padi në Gjykatën e Prishtinës

Qindra policë i janë drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kjo...

Mickovski: Studentët e jurisprudencës mund ta japin provimin në gjuhën shqipe

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast”,...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por është dhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtar ndaj së vërtetës.

Ai thotë se pritet që drejtësia ndërkombëtare, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar.

“Sot nisi faza përmbyllëse e një procesi të gjatë dhe të rëndë gjyqësor në Hagë. Për më shumë se pesë vjet, çlirimtarët tanë, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesorë, qëndruan me dinjitet dhe argumente të fuqishme, duke rrëzuar akuzat një nga një. Tashmë pritet që drejtësia ndërkombëtare, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar. Ne besojmë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sepse besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ky proces nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por është edhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës. Kosova beson! Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Hamza.

Të Fundit

Sport

ShowBiz