BallinaLajmeHamza prezanton këngën e fushatës “We Rise Together”, të gjeneruar nga Inteligjenca...

Hamza prezanton këngën e fushatës “We Rise Together”, të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale

Të ngjajshme

Qytetarit në Fushë-Kosovë i vidhet motoçikleta

Një motoçikletë është vjedhur dje në Fushë-Kosovë. Në raportin 24...

Gjendet i vdekur një person në Prizren, Policia po heton rastin

Një burrë është gjetur i vdekur të hënën në...

IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kushtetues

Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një komunikate për...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar sot këngën zyrtare të fushatës së PDK-së, të titulluar “We Rise Together”, një projekt krejtësisht inovativ që manifeston përdorimin e të Inteligjencës Artificiale në krijimin e një materiali zyrtar elektoral në Kosovë.

Hamza ndër tjera ka thënë se kënga përfaqëson frymën e fushatës: bashkim, energji dhe ecje përpara, në përputhje të plotë me sloganin “Bashkë. Përpara.”

Kryetari i PDK-së e shoqëroi publikimin me këtë mesazh:

“‘We Rise Together” është kënga jonë e fushatës. Sepse po, ne ngrihemi bashkë dhe vetëm së bashku ecim përpara. Kjo këngë është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, si dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për ta përqafuar inovacionin dhe të ardhmen e Kosovës. Ju ftoj ta dëgjoni, ta shpërndani dhe ta përfshini në materialet tuaja digjitale! Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza.

VIDEO

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz