Hamza lë të hapur bashkëpunimin me LDK-në: Bllokadat nuk i bëjnë mirë vendit
dp

Lexo edheKush janë 6 kandidatët e PSD-së për zgjedhjet e 7 qershorit?

Në emisionin “Pressing” në T7, Hamza tha se partitë politike duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe avancimin e proceseve shtetërore.
“Dikush me dikënd duhet me bashkëpunu. Kemi pas bashkëpunime të mira, herë ne me LDK-në, me AKR-në… Jam i bindur që bllokadat nuk janë të shëndetshme për vendin”, deklaroi ai.
Hamza shtoi se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO kërkon stabilitet politik, duke paralajmëruar se vendet e rajonit po ecin përpara në proceset euro-atlantike. /Lajmi.net/

Lexo edheKush janë 6 kandidatët e PSD-së për zgjedhjet e 7 qershorit?