BallinaLajmeHamëz Jashari në vitin 1995 ishte takuar me agjentë të CIA-s

Hamëz Jashari në vitin 1995 ishte takuar me agjentë të CIA-s

Të ngjajshme

Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINTI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar...

Kastrati: FSK drejt misionit paqëruajtës në Gaza, vendimin final e jep Kuvendi

Ish-komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri...

Milani do të dëgjojë ofertat për Leaon, ka disa klube të interesuar për të

“La Gazzetta dello Sport” konfirmon se Milani do të...

Meloni i quan kritikat e Trumpit ndaj Papës ‘të papranueshme’

Kritikat e Donald Trump ndaj Papa Leo janë “të...

Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, Radio Kosova sjell radio-dokumentarin “Hamëz Jashari- Lajmëtari i lirisë”.

Gazetarja Sabrije Haxhiu e ka titulluar me këtë emër pasi Hamëz Jashari njihej si orator i mirë,  përçonte mesazhin e familjes dhe shokëve të idealit qartë, rrjedhshëm dhe bindës, në intervistat e asaj kohe për mediat e huaja e vendore.

Ekskluzivisht për këtë radio-dokumentar familja Jashari sjellë një të dhënë historike të pa thënë me parë, atë se qysh në vitin  1995 agjentë të CIA-së kishin qëndruar për tri orë në Prekaz, ishin takuar me Hamëz Jasharin dhe tre bashkëveprimtarë të tij, nga i cili takim kishte ardhur edhe sinjali se SHBA-së janë në anën tonë.

Edhe një fakt tjetër që nuk e kemi ditur për heroin Hamëz Jashari është se ai që në moshën 15 vjeçare ishte burgosur për rreth 2 muaj, pasi e kishte rrahur një nëpunës serb në Skënderaj.

Madhështia e figurës së heroit vjen përmes rrëfimeve të shokëve të fëmijërisë, shokëve të punës e të skenës. Ata rrëfejnë edhe për figurën e tij shumëdimensionale si aktor, këngëtar, instrumentistë dhe piktor. Ata na rrëfejnë edhe se si e mori pseudonimin Dyl Mehmeti, heroi Hamëz Jashari.

Dokumentari “Hamëz Jashari-Lajmëtari i lirisë”, është transmetuar sot në Radio Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz