back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur...

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Të ngjajshme

Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin.

Grupi militant tha se po lëshonte një deklaratë “në përgjigje të raporteve të medias që citonin të dërguarin amerikan Steve Witkoff, i cili pretendonte se Hamasi ka treguar gatishmëri për t’u çarmatosur”.

 

 

Ai vazhdoi: “Ne riafirmojmë se rezistenca dhe krahët e saj janë një e drejtë legjitime kombëtare dhe ligjore për sa kohë që pushtimi vazhdon.”

“Kjo e drejtë njihet nga ligjet dhe normat ndërkombëtare dhe nuk mund të hiqet dorë prej saj përveçse nëpërmjet rivendosjes së plotë të të drejtave tona kombëtare – para së gjithash, krijimit të një shteti palestinez të pavarur, plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet.”

 

 

Hamasi gjithashtu dënoi vizitën e Witkoff në një qendër shpërndarjeje ndihmash në Gaza si “asgjë më shumë se një shfaqje e paramenduar”, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se i dërguari i Donald Trumpit për Lindjen e Mesme, Witkoff, dhe Mike Huckabee, ambasadori i SHBA-së në Izrael, vizituan një qendër të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i diskutueshëm.

Hamasi tha se udhëtimi ishte “i projektuar për të mashtruar opinionin publik, për të përmirësuar imazhin e pushtimit dhe për t’i siguruar atij mbulim politik për fushatën e urisë dhe vrasjen e vazhdueshme sistematike të fëmijëve dhe civilëve të pambrojtur në Rripin e Gazës”.

Witkoff tha se kaloi “mbi pesë orë në Gaza”.

 

 

Në një postim në X, ai tha: “Qëllimi i vizitës ishte t’i jepte presidentit Trump një kuptim të qartë të situatës humanitare dhe të ndihmonte në hartimin e një plani për të ofruar ndihmë ushqimore dhe mjekësore për popullin e Gazës”.

- Advertisement -

Të Fundit