back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHallakam në Vetëvendosje: Dorëhiqen një numër i madh i aktivistëve (Video)

Hallakam në Vetëvendosje: Dorëhiqen një numër i madh i aktivistëve (Video)

Të ngjajshme

Ky është 40 vjeçar që mbeti i vrarë në Ferizaj

Një 40 vjeçar është vrarë në orët e mbrëmjes...

Si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të Thaçit në Hagë?

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan për mbrojtjen e...

Hajdari: Vërbovci u përcaktua për PDK-në

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit,...

Anëtarja e Sekretariatit të Përgjithshëm e Lëvizjes Vetëvendosje , Teutë Rrusta me një grup të madh aktivistësh të Vetëvendosjes, kanë dhënë dorëheqja nga partia.#

Ajo ka thënë se gjatë viteve të fundit, janë përballur me situate të rënda, që kryesisht kanë të bëjnë me përgjegjësitë e tyre.

“Lëvizja ka qenë përditshmëria jonë. Në Lëvozje kemi mësuar kritikën, angazhimin dhe kemi dhënë kontributin tonë prej më të mirës që kemi pasë. Meqë është hedh shumë baltë mbi punën e Sekretarit të Përgjithshëm, duhet të themi se e vërteta është krejt ndryshe. Këto tri vite kanë qenë më të rëndësishmet për Kosovën, jo pse kemi qenë ne ato, por sepse kanë qenë moment të vështira  Një pjesë e aktivistëve që kanë qenë pjesë e këtij angazhimi të përditshëm, më nuk do të jenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendojse”, ka thënë Rrusta, shkruan Periskopi.

Ajo ka thënë se ky grup aktivistësh më nuk e shohin veten brenda Lëvizjes.

“Lëvizja VV sot më nuk është e njëjta, sot është arenë luftërash meskine për pushtet.  Ne këtu më nuk mundemi me gjetë veten, me gjetë shprehjen tonë të vullnetit dhe bindjes tonë politike. Zhvillimet nga tetori 2016 na kanë bërë me dije se në Lëvizje është shkelë çdo limit e çdo kriter dhe kjo është bërë e mjaftueshme se për ta bërë me dije punën tonë politike e vetmja rrugë e jona është ndarja. Në vitet e fundit ne kemi dëgjuar mendime se: nuk jeni këtu për me mendu, nuk jeni këtu për me analizu, kjo është çfarë kemi mësuar nga Lëvizja se si nuk duhet të ndodh. Ne jemi akuzuar si pjesë të grupeve me mendime të ndryshme, me mendime të klikave ku nuk kemi sqarime pse po ndodh kjo. Dalja jonë nga Lëvizja le të shërbejë si një mundësi për me pa veten në pasqyre, ta kuptojë se çka ka ndodh. Me lindjen e problemeve në Lëvizje ka lindur edhe një grup parallel ku ka organizuar aktivitete paralele, për të cilat ne kemi qenë të njoftuar vetëm përmes mediave. Përgjegjësitë, punët tona, ne shpesh i kemi pa tuj ndodhë nëpër rrjetet sociale përmes fotove. Andaj, ne një pjesë e madhe e aktivistëve të VV’së, do ta shprehim në forma tjera”, ka thënë ajo.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz