BallinaLajmeHalimi: Konjufca flet nga një realitet paralel, distancimi nga subjekti politik është...

Halimi: Konjufca flet nga një realitet paralel, distancimi nga subjekti politik është shenjë paniku

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Anëtarja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj intervistës së djeshme të Glauk Konjufcës, duke thënë se ai dukej sikur fliste nga një realitet paralel dhe jo nga ai që, sipas saj, e ka ndërtuar vetë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Halimi ka vlerësuar se deklaratat e Konjufcës përbëjnë një përpjekje të vonuar për të arsyetuar pasojat e një qeverisjeje që, sipas saj, ka prodhuar më shumë dëme sesa reflektim, raporton lajmi.net

“Edhe më i vonuar është korrigjimi i një diskursi që ka ushqyer polarizim, urrejtje e armiqësi”.

Në një postim në Facebook, Halimi ka theksuar se distancimi i Konjufcës nga vetvetja dhe nga subjekti politik që përfaqëson nuk përbën akt guximi.

“Distancimi nga vetvetja dhe nga subjekti politik që e përfaqëson, nuk është akt guximi, por shenjë paniku që historia e tyre po mbyllet me turp!”

Ajo ka shtuar se përgjegjësia politike nuk mund të shmanget përmes shfajësimit.

“Sepse në politikë, si në histori, shfajësimi nuk e zhbën rrugën e ndërtuar, dhe as përgjegjësinë për realitetin që ka marrë formë. Prandaj, të mos pretendohet se në politikë mendimi i tij qëndron i ndarë nga pushteti që ka ushtruar”.

Në fund, Halimi ka vlerësuar se ky është vetëm një qëndrim tjetër i qëllimshëm.

“Është vetëm një qëndrim i radhës, i krijuar në laboratorin e VV-së për të manipuluar.”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz