back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeHalil Matoshi: Ndaleni Listën Serbe me ligj, jo me populizëm – Qasja...

Halil Matoshi: Ndaleni Listën Serbe me ligj, jo me populizëm – Qasja e Kurtit po e dëmton shtetin

Të ngjajshme

Analisti dhe publicisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër mënyrën se si Qeveria dhe institucionet po i qasen çështjes së Listës Serbe, pas vendimit të KQZ-së për të mos e certifikuar këtë subjekt për zgjedhjet lokale.

Në një analizë të gjatë, Matoshi ka kërkuar që veprimet ndaj Listës Serbe të bëhen në përputhje me ligjin dhe me procedura të qarta institucionale – e jo, siç thotë ai, “përmes populizmit dhe fushatave politike”, transmeton lajmi.net

“Lista Serbe do të duhej me u nxjerr si e jashtëligjshme qysh kur pati inkursion në Kosovë nga Serbia, me njerëzit e kësaj liste, të prirë nga ish bossi i saj Radojçiq,” shkruan Matoshi, duke e cilësuar qasjen aktuale të Kurtit si “akt antishtet”.

Sipas tij, në vend të manovrave politike, duhej vepruar me dokumentim të mirëfilltë nga AKI, MPB dhe MPJ, që të çonte në aktakuza të qarta nga Prokuroria, shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste dhe më pas çregjistrimin e saj nga KQZ. “Me aktakuzë të fortë dhe një gjykim të drejtë, duhej me u provu lidhja e kësaj liste me terrorizmin dhe inteligjencën e Serbisë,” thekson Matoshi.

Ai paralajmëron se mënyra aktuale e trajtimit të Listës Serbe është duke prodhuar pasoja serioze ndërkombëtare për Kosovën: “Ky është skenari më i keq – grryen shtetin në raportet ndërkombëtare, ushqen Vuçiqin me nacionalizëm revanshist, e shtrëngon lakun e sanksioneve ndaj Kosovës, e mbyll derën e Këshillit të Europës dhe NATO-s.”

Matoshi shprehet se Kurti është duke e përdorur çështjen e Listës Serbe për të rritur kapitalin politik për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa partitë opozitare po i nënshtrohen retorikës nacionaliste pa ndonjë qëndrim të qartë: “Kurti mendon se po e rritë votën, ish-opozita pa guxim qytetar mendon se mbijeton, kurse shteti bie në gjunjë.”

Në përmbyllje, ai thotë se pa një marrëveshje të përgjithshme të të gjitha partive parlamentare, për të ndalur degradimin e institucioneve dhe funksionimin kushtetues të shtetit, “Kosova rrezikon të shkojë drejt shpërbërjes”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz