BallinaLajmeHaki Rugova tregon nëse do ta shkarkojnë Vjosa Osmanin

Haki Rugova tregon nëse do ta shkarkojnë Vjosa Osmanin

Të ngjajshme

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

KOSOVAAAAAAAA!!!! MUSLIJAAAAAAAAA 2:3!!!!

Kosova ka arritur të shënoj golin e tretë kundër...

Ukraina godet rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Rusi

Ukraina ka shënjestruar rafinerinë e naftës ”Kirishi” pranë Shën...

GOOOOOOOOOOOOOOOOL!!!!! KRESHNIK HAJRIZI “IA QET FLAKËN” BRATISLLAVËS!

Kosova ka arritur të shënoj golin e katërt kundër...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka treguar nëse do të largojnë nga partia nënkryetaren tjetër të LDK’së, Vjosa Osmanin, pas veprimeve të saj të fundit në raport me zhvillimet politike në vend.

I pyetur nga gazetari Ermal Panduri, në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, se a do ta largojnë Osmanin nga LDK për shkak të disa deklaratave kundër qëndrimeve të partisë, Rugova tha se nuk kanë diskutuar në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kemi diskutuar për këtë çështje ende, nuk jemi duke u marrur me këtë çështje”, tha Haki Rugova.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka potencuar se të ardhmen politike të saj do ta përcaktojnë vetëm qytetarët, duke u përgjigjur kështu zërave për një përjashtim të mundshëm nga LDK’ja.

“Të ardhmen time politike e kanë përcaktuar dhe do ta përcaktojnë vetëm qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Vjosa Osmani po vazhdon ta kundërshtojë partinë e saj edhe në kohën që po qeveris me vendin, duke i dalë kundër në çdo vendim të tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz