back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeHaki Abazi “shpërthen” ndaj Dardan Molliqajt, tregon kush e promovonte Thaçin kundër...

Haki Abazi “shpërthen” ndaj Dardan Molliqajt, tregon kush e promovonte Thaçin kundër Rugovës

Të ngjajshme

Horoskopi për ditën e sotme, 14 shtator 2025

Dashi Lëngjet tuaja krijuese po rrjedhin, prandaj shfrytëzojini ato në...

Netanyahu tregon se çka i jep fund luftës në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se eliminimi i...

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO-s

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Fisnik Asllani: Dy gola në qytetin tim të lindjes, jam krenar!

Skuadra e Hoffenheim shënoi fitore në Bundesliga, duke mposhtur...

Gjatë një emisioni televiziv, ish sekretari i Vetëvendosjes, tash deputet i kësaj partie, deklaroi se Albin Kurti, i cili u zgjodh së fundi kryetar i Vetëvendosjes, ka qasje politike të rrezikshme për Kosovës.

“Duke u nisur nga ajo që jam përballur në 15 muajt e fundit në parti, kam parë që nëse bëhet ajo që është bërë brenda në parti, çka mund të bëhet kur ai të merr kontrollin e shtetit, policinë dhe gjykatat. Kushdo që mendon që Albini nuk është rrezik le ta votojnë, a bën të ma lejojnë që unë të mendoj ndryshe. Shpresoj që të mos jetë ashtu, por përvoja ime 15 mujore dhe faktet po flasin kështu”., ka thënë Molliqaj.

Por, lidhur me këtë ka reaguar Haki Abazi, njohës i zhvillimeve politike në Kosovë.

“Kjo ” Qasja e Albinit e rrezikshme per Kosoven” po ma kujton qendrimin e asistentave te OSBE dhe UNDP qe pinin makiato gjithe diten edhe benin analiza per gjendjen e sigurise. E “quditshme” qe KOHA ju ben vend here njerit e here tjeteri me fole sende pa lidhje, e ben faktore nga njerez qe asnjehre nuk kane shkru edhe nje rresht te vetem per ate se cka ne fakt ata mendojne ose ofrojne. Sigurisht qe kur nuk ben asnje gje dhe nuk ke as ide nuk mundesh me qene i “rrezikshem” se je i pavlere”, ka shkruar Abazi në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, kështu ishte promovuar edhe Hashim Thaçi kundër Rugovës.

“Por me kohen padituria e tyre behet vertet e rrezikshem. KOHA kishte promovuar Hashim Thacin dhe Co kunder Rugoves dhe mandej edhe kunder Limaj dhe Krasniqit. Me siguri per shkak te financave qe kane marre ne te kaluaren dhe kontratat e tenderet e tanishem. Paramendojeni se cka kishin me be keta njerez nese do te kishin qeverine ne dore. Qellimi i vetem ka qene dhe eshte pushteti dhe jo koncepti dhe filozofia qeverisese ndryshe”, shkruan Abazi.

“Hipokrizia nuk ka brina, VV per dezerteret ka qene trampoline per pushtet dhe asgje tjeter. U pa ne Prishtine se cka bejne. Biznesi dhe Politika jane forma per e vazhduar “mjeljen” e buxhetit publik, si eshte ndryshe nga ajo qe kemi pare prej PDK qe 15 vite. Ku kane shku ne shkolle keta njerez, a kane shku ne shkolle keta njerez, apo vertet jane kaq pa trup qe po mendojne njerezit mund edhe te shfaqin simpati per viktimizimine tyre qe e paskan marre vesh se kush eshte Albini vetem kur ai mori me shume vota se te gjithe ata bashke”, ka shkruar në faqen tij në facebook, njohësi i zhvillimeve poltike, Haki Abazi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz