back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHaki Abazi propozohet ambasador në Amerikë, por i dalin probleme

Haki Abazi propozohet ambasador në Amerikë, por i dalin probleme

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Deputeti i VV-së Haki Abazi është propozuar për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta Express merr vesh nga burimet se propozimi i MPJD-së për ta dërguar Abazin në Washington D.C është refuzuar nga pala amerikane.

Qeveria që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar ish-drejtorin e Fondit Rockfeller, Haki Abazi, për ambasador të Kosovës në ShBA.

Por, Gazeta Express merr vesh nga burime të saja se ky propozim s’është pranuar nga amerikanët.

Express ka pyetur ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë nëse propozimi i tyre që Haki Abazi të bëhet ambasador në Washington është refuzuar. Deri në publikimin e këtij teksti, zyrtarët e MPJD-së nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara të enjten. Pra, kjo ministri as nuk e ka mohuar, e as nuk e ka pohuar se Abazi është propozuar për ambasador.

Abazi, që ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 1, ka sulmuar shumë herë mediat e është përfshirë në shumë përplasje.

Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte prej deputetëve të LVV-së që mori më së paku vota. Numri dy i Qeverisë Kurti I nuk mori asnjë pozitë në qeverinë akutale dhe duket se i kanë shkuar huq edhe planet për inkuadrim në mision diplomatik.

Kosova nuk ka emëruar ambasador në ShBA prej kur Vlora Çitaku u kthye nga atje, pas shkarkimit nga ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Në fakt ajo qëndroi edhe për disa muaj pas shkarkimit, derisa ish-presidenti Thaçi e nënshkroi dekretin e kthimit të Çitakut. Misionin diplomatik aktalisht po e drejton i ngarkuari me punë, Valdet Sadiku. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz