BallinaLajmeHaki Abazi: Po, sot takohemi me LDK-në për çështje të rëndësishme, përfshirë...

Haki Abazi: Po, sot takohemi me LDK-në për çështje të rëndësishme, përfshirë edhe taksën

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani nga Peja paralajmëroi se do të takohet gjatë ditës së sotme me kryeministrin Albin Kurti dhe do të flasin më gjerësisht sa i përket çështjes së taksës.

E se do të ketë një takim të tillë e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri Haki Abazi. Abazi për “Gazeta Blic” ka theksuar se takimi i sotëm është në frymëm e koordinimit të çështjeve që janë pjesë e agjendës qeveritare.

“Sigurisht që në procesin e bashkëpunimit edhe të diskutimeve kemi takime të rregullta mes partnerëve të koalicionit dhe përfaqësuesve të dy subjekteve politike. Takimi i sotshëm është po në atë frymë të koordinimit edhe të akordimit të çështjeve që janë pjesë e agjendës qeveritare. Të gjitha çështjet që i ka për detyrë dhe ai i ka në listën e prioriteteve Qeveria për t’i ndërmarrë veprime janë pjesë e diskutimeve” tha Abazi për Gazeta Blic.

Gjatë ditës së djeshme Kryeministri Albin Kurti deklaroi se tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars.
Por kjo gjë nuk u prit mirë nga i dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell.

Ai i ka quajtur masa gjysmake paralajmërimet e Kryeministrit Kurti për heqjen e pjesshme të taksës në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe ka theksuar se ai është duke bërë një gabim serioz./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz