back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeHakeri kosovar Ardit Ferizi dënohet me 20 vjet burg në ShBA

Hakeri kosovar Ardit Ferizi dënohet me 20 vjet burg në ShBA

Të ngjajshme

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

Hakeri kosovar Ardit Ferizi, është dënuar sot me 20 vjet burg nga gjykata federale në Aleksandria të Vrigjinias, ShBA, për akuzat se e kishte ndihmuar grupin terrorist ISIS duke ia siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm.

25-vjeçari i lindur në Kosovë, ishte arrestuar vitin e kaluar në Malajzi, raporton AP, përcjell Express.

Ai u bë personi i parë në Amerikë që u dënua për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.

Ferizi e hakoi një kompani private dhe i nxori emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil. Më pas shteti Islamik i kishte publikuar këto emra me kërcënimin për të sulmuar, transmeton Klan Kosova.

Prokurorët kanë kërkuar dënimin maksimal prej 25 vjetësh, ndërsa avokatët mbrojtës të kosovarit kanë thënë se Ferizi nuk pretendoi të bëjë ndonjë gjë të keqe dhe kërkuan një dënim gjashtëvjeçar.

Por, gjykata vendosi ta dënojë atë me 20 vjet burg.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz