BallinaSportHakan Sukur me fjalë të mëdha për Kosovën para ndeshjes kundër Turqisë

Hakan Sukur me fjalë të mëdha për Kosovën para ndeshjes kundër Turqisë

Të ngjajshme

Të gjithë e njohim futbollistin legjendar, Hakan Sukur.

Ylli i Galatasarayt dhe Kombëtares së Turqisë, shihej si një nga lojtarët më të mirë të tyre ku po ashtu ishte dhe lojtari kryesor që i dha Turqisë vendin e tretë në Botërorin 2002.

Përballja ka një rëndësi për të, pasi që legjenda e kombëtares turke ka prejardhje nga Kosova, ku këtë e ka konfirmuar vetë, në podcastin e tij në nëntor të vitit të kaluar, kur ishte hedhur shorti për rrugëtimin C të UEFA-s për “play-offin” e Botërorit.

“Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ishte lindur në Prishtinë. Arritjet e Kosovës nuk duhet në nënvlerësohen. Një vend që vjen nga ish-Jugosllavia, një tokë ku ka shumë talente”, kishte thënë ai fillimisht.

Tutje, ai foli edhe për kampanjën kualifikuese të Kosovës, në kualifikimet e rregullta për Botërorin 2026.

“Kosova e ka një ekip të fortë. Doli në vend të dytë në një grup mjaft të vështirë (me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë), mund të përfundonte edhe e para”, shtoi ai.

Ai i bëri me dije Turqisë që do të ketë punë mjaft të vështirë në përballje të tilla, të “play-offit”.

“Turqia do të ketë punë mjaft të vështirë sepse ndeshjet si kjo nuk janë kualifikuese të Botërorit. Janë ndeshje që vendosen nga kushte dhe rrethana të tjera”, përfundonte ai.

Kosova, ndeshjen më të rëndësishme të saj që nga pranimi në UEFA e FIFA, do ta luajë të martën ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”, në orën 20:45./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz