Mbrëmjen e 10 marsit janë raportuar dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda në fshatin Pustenik, në komunën e Hani i Elezit.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 19:40 persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi, pronë e një viktime mashkull kosovar, nga ku kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme, transmeton lajmi.net.
Në një rast tjetër, po ashtu në të njëjtin fshat dhe në të njëjtën kohë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi tjetër, ku kanë arritur të marrin dy pushkë gjuetie dhe stoli ari.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të dy rastet dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve.
Raportet e plota nga dy rastet:
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Pustenik, Hani i Elezit / 10.03.2026 – 19:40. Është raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Fsh. Pustenik, Hani i Elezit / 10.03.2026 – 19:40. Është raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur dy pushkë gjuetie dhe ari. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./lajmi.net/