back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeHajdutët vjedhin kabllot, autostrada “Ibrahim Rugova” një vit e gjysmë pa ndriçim...

Hajdutët vjedhin kabllot, autostrada “Ibrahim Rugova” një vit e gjysmë pa ndriçim (Video)

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

I vetmi ndriçim gjatë natës në autostradën “Ibrahim Rugova” mund të jenë vetëtimat, kur moti është me vranësira dhe shi.

Edhe pse nga tanimë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u quajt projekt i ëndrrave, për shkak të rëndësisë së qarkullimit drejt shtetit shqiptar, autostrada “Ibrahim Rugova” ka një vit e gjysmë pa ndriçim, përcjell Telegrafi.

Madje, kjo rrugë shumë e rëndësishme ka mbetur pa ndriçim, edhe pse në të janë investuar hiq më pak se 800 milionë euro.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Ibrahim Kadriu në një prononcim për RTV Dukagjinin, thotë se autostrada kishte ndriçim por hajnat vodhën kabllot e bakrit dhe lanë autostradën në terr.

“Me kalimin e kohës, hajnat i kanë vjedhë kabllot dhe trafot, i kanë shit për bakër duke na shkaktuar shumë probleme. Të gjitha rastet janë nën hetime nga policia e Kosovës”, është shprehur zëvendësministri Kadriu.

Kadriu thotë se s’ka mjete financiare për ta ndriçuar autostradën, por edhe siguria paraqet problem.

“Nuk kemi mjete financiare, por edhe po të kishim financa për të siguruar ndriçimin, s’ka siguri, nuk ka kush i ruan ato kabllo”, është shprehur më tej zëvendësministri Kadriu. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz