Hahn: Është në interes të Kosovës dhe Serbisë të gjejnë një zgjidhje
01

Lexo edheGent Cakaj takohet me asistenten speciale të Donald Trump

Ai gjatë panelit të diskutimit në Munih me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur për problemet me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, si shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve dhe problemet ekonomike.
Hahn tha se dialogu është me rëndësi për perspektivën evropiane, por dhe përmirësimin e kushteve të jetës, pasi kur palët bllokojnë njëra-tjetrën, ato njëherësh bllokojnë edhe të palët tjera, si dhe vetë stabilitetin në rajon.
Ai ka kërkuar nga Thaçi dhe Vuçiq të punojnë me përkushtim për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edheGent Cakaj takohet me asistenten speciale të Donald Trump