back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeHadadinaj i ashpër me Kurtin: Është sosur durimi, mos u tall me...

Hadadinaj i ashpër me Kurtin: Është sosur durimi, mos u tall me puntorët

Të ngjajshme

Arrestohet pronari i një barnatoreje në Prishtinë, i dha ryshfet inspektorit farmaceutik

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për...

Kjo është kombëtarja e radhës që siguron biletën për në Botëror

Një kombëtare tjetër ka arritur të sigurojë kualifikimin për...

Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta

Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...

Trump urdhëron kthimin e Departamentit të Mbrojtjes në atë të Luftës së ShBA-së

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, nënshkroi të premten një...

Kryeziu: Masa e përkohshme e Kushtetueses i ka efektet e pariparueshme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka theksuar se...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të mos e kërkoj fajin të punëtorët e sektorit publik të cilët sot kanë hyrë në grevë, por të vetja e tij.

Ish kryeministri ka thënë se punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe grevat, sipas, Haradinajt janë mjeti i vetëm që u ka mbetur në dorë.

“Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%. Çdo formulë tjetër do t’u kthehet në bumerang. Është sosur durimi”, ka

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kryeministër mos e kërko fajin te punëtorët por te vetja jote. Ka më shumë se një vit e gjysmë që ti tallesh me ta, për të mos thënë se po i vjedhë ata.

Punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe grevat janë mjeti i vetëm që u ka mbetur në dorë, sepse kriza ekonomike e sociale ju ka mbërritur në asht.

Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%. Çdo formulë tjetër do t’u kthehet në bumerang. Është sosur durimi!!!shkruar ndër të tjera ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz