BallinaJetëGurët në tëmth, kura popullore dhe formula e ilaçit

Gurët në tëmth, kura popullore dhe formula e ilaçit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gurët në tëmth formohen shpesh tek gratë, veçanërisht në moshat e kaluara. Sipas Hysni Dankshit, mjek alternativ, shkak i tyre është jeta pa lëvizje, trup i dhjamosur, kapsllëku, çrregullimet e tretjes së ushqimeve, shtatzënia etj. Shenjat janë: rëndim në anën e djathtë të barkut, dhimbjet përhapen në drejtimin lart, zverdhje. Shfaqen edhe dhimbje të forta në formë kolike.

Sëmundja ka një ecuri të zgjatur. Me bllokimin e kanalit në fshikëzën e mëlçisë, tëmthi kalon në gjak dhe personi zverdhet, megjithatë tëmthi ndihmon në tretjen e ushqimeve. Ai përmban substancë helmuese, prandaj kalimi i tij në gjak është i dëmshëm. Gurët që nuk shkaktojnë dëme apo shqetësime të tjera, duhet të kurohen në mënyrë konservative, kurse gurët e mëdhenj kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Të ndalohen yndyrat, vezët, pastat, mishi i derrit, majonezat, kafeja, alkooli. Këshillohet dieta me ushqime të lehta: 1 lugë vaj ulliri në ditë, gjalp i freskët 60 gr në 24 orë, kos, qumësht, çaj kamomili, fruta, zarzavate të ziera. Duhen marrë masa të tjera për rënie në peshë.

*Merrni 15 gramë mustaqe misri, bishta qershie, po aq ujë dhe bimë barate, si dhe 10 gr fruta boronice. Zieni 500 gr ujë. Hidhni në momentin e valimit dhe i lini të ziejnë 15 minuta. Lihet në qetësi 2-3 orë dhe pihet 3 herë nga 1 gotë para buke dhe pa sheqer.

*Merrni 1 litër nga lëngu i lakrave (turshi), 300 gr vaj ulliri dhe lëngun e shtrydhur të 4 kokrrave limoni. Ato përzihen mirë dhe lihen të mbuluara për 5 orë. Pastaj, çdo 30 minuta pini nga një gjysmë gote. 24 orë pas pirjes së lëngut i sëmuri nuk ha e pi, duke vazhduar përsëri derisa masa e përgatitur të harxhohet. Kjo kurë bëhet vetëm në një ditë. *Edhe Këlmuthi gjembar ka dhënë rezultate të mira në shkrirjen e gurëve të vegjël të tëmthit. Merrni 1-2 lugë kafeje, 1 gotë ujë dhe zieni për 5-10 min. Pini 1-2 gota esëll , por duhet të jetë i ngrohtë para përdorimit. Kura vazhdon 1 muaj rresht.

*Lule Ajka ka dhënë rezultate të mira në tretjen e gurëve të vegjël në tëmth dhe për të shtuar rrjedhjen e tëmthit. Merrni 1 lugë kafeje me bimën e larë dhe të grimcuar. Hidheni në një enë dhe shtoni 1 gotë ujë të sapovluar, duke e zier për 5 min. Ena mbulohet me kapak për 15 min. Kullohet dhe pihet 3 herë nga 1 gotë në ditë para buke, për 10 ditë radhazi.

*Çdo mëngjes esëll merrni 1 majë lugë pluhur bime Pelini e tretur në çaj, qumësht, supë. Mjekimi vazhdon 20 ditë. Bëhen 10 ditë pushim. Kjo kurë përsëritet edhe 2-3 herë të tjera.

*Gjysmë litri verë e ëmbël përzihet me 60 gr vaj ulliri dhe zihet për 5 min. Pasi ftohet, pihet çdo mëngjes 1 gotë për 4-5 ditë rresht. Kur mbarohet lëngu, i sëmuri shtrihet gjysmë ore në anën e djathtë, gjysmë ore në anën e majtë.

*Në 1 litër e gjysmë ujë hedhim 100 copa gjethe të thara ulliri, të cilat i ziejmë sa të mbetet 1 litër. Si të ftohet, e mbulojmë në shishe, e vendosim në frigorifer dhe racioni që do të pimë duhet të jetë i vakët dhe të ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Pini 2 filxhanë kafeje esëll në mëngjes, po aq edhe në mbrëmje para gjumit. Kura vazhdon 25-30 ditë. Po të jetë nevoja përsëritet mbas një pushimi 25-30 ditësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz