back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaShqiptareGulf u la “dopio gjashtën” shqiptarëve në dorë, ky është personi që...

Gulf u la “dopio gjashtën” shqiptarëve në dorë, ky është personi që përgatiti skemën e megamashtrimit

Të ngjajshme

Menaxheri kryesor i kompanisë “Gulf Oil”, Albano Aliko është shpallur në kërkim nga policia pas falimentim të kësaj kompanie.

Sipasa të dhënave, mësohet se Aliko ka qenë personi i cili ka përgatitur skemën e mashtrimit më tollonat e naftës. Disa muaj më parë kompania “Gulf Oil” ka shitur  tollona 120 lekë për litër, që është 25-40% më lirë se nafta që tregtohet në pikat e tjera të pakicës (165-178 lekë/litër), një skemë mini piramidë kjo, duke ua lënë tollonat në dorë konsumatorëve.

Përmes kësaj skeme, Prokuroria e Tiranës dyshon se shuma  moinetare  e përfituar mund të jetë mbi 1,5 milionë euro, shkruan BalaknWeb.
Prej disa kohësh, Gulf iu blinte furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.

Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Për këtë arsye, përveç shpalljes në kërkim policor të menaxherit kryesor të “Gulf”-it në vendin tonë, Albano Aliko, prokuroria i ka kërkuar Tatim-taksave si dhe bankave, që të bllokojnë çdo aset apo llogari që ka lidhje me kompaninë “Gulf”, në mënyrë që të përdoren për të minimizuar sadopak vlerën e dëmit financiar që ka shkaktuar, raporton Tch.

“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale. /GazetaShqiptare

- Advertisement -

Të Fundit