BallinaLajmeGucati i reagon ashpër Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë...

Gucati i reagon ashpër Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për liri

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka reaguar ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiut, për deklaratën e djeshme pas dështimit të votimit të qeverisë.

Duke u shprehur se është trup për gjuhën e përdorur, ai tha se në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi.

“Albulena, a nuk të vjen turp ta përdorësh këtë gjuhë? Në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi. Ka komandantë të respektuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Gucati, duke iu drejtuar Haxhiut tha gjithashtu se debati politik është i lejuar, por sipas tij, tallja me sakrificën e njerëzve që kanë dhënë trupin dhe jetën për liri, nuk është politikë.

“Ka bij e bija familjesh të dëshmorëve. Të gjithë këta njerëz meritojnë respekt, jo fyerje të tilla të ulëta politike”, ka shkruar Gucati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz