BallinaLajmeGucati: EULEX-i po mban peng njerëzit që sollën lirinë

Gucati: EULEX-i po mban peng njerëzit që sollën lirinë

Të ngjajshme

A ndodhi puthja e famshme mes Mateos e Brikenes? (video)

Dyshja simpatike e “BBVA” Mateo e Brikena i kanë...

Rukiqi: Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 EUR

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve...

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

Kush janë vendet me ajrin më të pastër dhe më të ndotur në botë

Vetëm 14 përqind e qyteteve në mbarë botën ofrojnë...

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër...

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbajtur një aksion simbolik para zyrave të EULEX-it, në pesë-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një shirit që mbajtën përreth objektit, ata kishin shkruar: “Pesë vjet padrejtësi e organizuar, pesë vjet turp ndërkombëtar”.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se pesë vjet pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, drejtësia ende mungon.

“Pikërisht më 5 nëntor të vitit 2020 u burgosën padrejtësisht njerëzit të cilët sollën lirinë, paqen dhe pavarësinë e këtij vendi. Sot bëhen pesë vjet pafajësi, pesë vjet padrejtësi, pesë vjet larg familjes, pesë vjet që shumë të dashur të tyre kanë ndërruar jetë e ata nuk ishin aty as për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Pesë vjet që burrat e lirisë po mbahen të mbyllur për një luftë që solli lirinë, paqen dhe shtetin tonë. Kemi dalë t’u dërgojmë mesazh UNMIK-ut, EULEX-it dhe ndërkombëtarëve se jeni duke mbajtur peng njerëzit, i keni kidnapuar ata njerëz që sollën lirinë, pavarësinë, paqen dhe demokracinë në vend. Ata njerëz që mendojnë me trupin Kosovë e kokën në Serbi e kanë gabim. Ky vend është i shqiptarëve dhe i të gjithëve që e duan. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, për vendin dhe kombin e vet. EULEX-i dhe njerëzit e EULEX-it tentojnë që luftën çlirimtare të UÇK-së ta barazojnë me hordhitë serbe çetnike paramilitare. Ne nuk jemi njerëz që kemi bërë krime, ne kemi bërë paqe”, tha Gucati.

I pyetur nëse beson në një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, Gucati tha se nuk ka shpresë në drejtësinë e Speciales.

“Rruga që ka marrë kjo gjykatë, jo nuk besoj. Po besoj edhe në zotin që ata do të vijnë të lirë, por kjo gjykatë më shumë është politike sesa që ndan drejtësinë”, tha ai.

Ndërsa, ish-ushtari i UÇK-së, Bujar Haradinaj, kritikoi rëndë procesin gjyqësor, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të dobët.

“Në gjykatën sot që është themeluar fatkeqësisht nga Parlamenti i Kosovës, ne kemi pritur më shumë drejtësi në të, për arsye se është themeluar nga shteti i Kosovës, por këtu po shohim se ka shumë padrejtësi, sidomos duke u nisur nga pjesa e madhe e dëshmitarëve që i keni parë që është ndonjëherë për të qeshur me ta, aq proces i keq dhe i dobët ka ndodhë sa që unë nuk mund ta quaj si gjykatë këtë”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz