BallinaLajmeGuardian: Spiunët serbë dhe rusë po destabilizojnë rajonin

Guardian: Spiunët serbë dhe rusë po destabilizojnë rajonin

Të ngjajshme

E furnizoi me ketaminë Perry-n, dënohet me dy vjet burgim Fleming

“I sigurova ketaminë Matthew Perry-t sepse doja paratë dhe...

Hamiti: Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes, jo opozita

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije...

Arrestohet një person në Ferizaj, policia sekuestron mbi 58 gramë marihuanë

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit...

Gjini për dialogun: Është kurth të lidhim çdogjë me Serbinë, pavarësisht a na njeh apo jo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

Gazeta prestigjioze angleze Guardian ka botuar një seri dokumentesh ekskluzive, të siguruara nga shërbimet inteligjente, ku dokumentohet se shërbimi sekret rus në bashkëpunim me serbet, kanë punuar aktivisht ta destabilizojnë rajonin.

Sipas gazetës angleze Guardian, fokus shumëvjecar i shërbimeve sekrete serbe dhe ruse ishte sidomos Maqedonia. Aty, gjithnjë sipas transkripteve të botuara dje, tani e dhjetë vite me metoda perfide po mundohet të krijohet konflikt etnik dhe politik, për ta vonuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Dokumentet e botuara tregojnë se Moska është duke rritur tentativat për ndikim në shtetet e ish Jugosllavisë. Qëllimi i Kremlinit dhe shërbyesve në Beograd, është që ta parandalojnë anëtarësimin e Ballkanit në NATO, shkruan gazetametro.net.

Dokumentet sekrete janë botuar fillimisht në Organizatën Botërore për Raportim të Korrupsionit (OCCRP) dhe më vonë janë botuar edhe në Guardian. Këto dokumente tregojnë se edhe shërbimi sekret serb ka përkrahur vijën pro-Ruse dhe anti-perëndimore.

Rusia ka rritur shumë investimet me “fuqinë e botë” duke përodrur kanalet e informimit si Sputnik dhe RT për të shpërndarë informata falso dhe për të bërë propagandë destabilizuese. Poashtu, miliona euro janë investuar për organizata dhe OJQ në Ballkan për të promovuar identitetin “pan-Sllavik” dhe Kishën e përbashkët ortodokse.

Këto mjete propagandistike janë vërejtur edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, ku ka akuza konkrete për rolin e spiunëve rus në atentatin mbi Kryeministrin Gjukanovic si dhe në destabilizimin e gjendjes në Kosovë. Muaj më parë, ishte një tren rus që u përdor nga Serbia për të destabilizuar Kosovën. Ky tren u ndal nga forcat policore kosovare, ndërsa Serbia dhe Rusia kanë krijuar edhe një front të përbashkët kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz