back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëGrusht shtet në Sudan, ushtria rrethon Televizionin Shtetëror

Grusht shtet në Sudan, ushtria rrethon Televizionin Shtetëror

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Televezioni shtetëror i Sudanit ka bërë të ditur se ushtria do të bëj një njoftim të rëndësishëm së shpejti, pasi më herët trupat sudaneze u vendosën rreth ndërtesës së medias shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë raportohet se disa ushtarë kanë hyrë në ndërtesën e televizioni shtetëror në qytetin e dytë më të madh të vendit, Omdurman.

Gjatë ditës së djeshme, qindra protestues sudanezë qëndruan të ulur jashtë shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në kryeqytetin Khartoum për ditën e pestë me radhë, mes thirrjeve të vazhdueshme për dorëheqjen e presidentit Omar al-Bashir.

Sipas Komitetit Qendror të Mjekëve Sudanez, që nga e shtuna të paktën 22 persona janë vrarë në përplasjet midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë të cilat vazhdimisht janë përpjekur të shpërndajnë protestuesit e ulur para shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.

Policia, nga ana e saj, tha se vetëm një protestues është vrarë.

Sudani është tronditur nga protestat që nga dhjetori i kaluar, me demonstruesit që kërkojnë largimin e presidentit të vendit, i cili ka udhëhequr Sudanin që nga viti 1989.

Të Fundit

Sport

ShowBiz