Grupi i të dorëhequrve të VV-së kërkojnë krijimin e një grupi të ri parlamentar në Kuvend
BILLI
Lexo edheThaçi për demarkacionin: Njerëz jemi, mund të bëhet ndonjë gabim
10 deputetë të Vetëvendosjes e kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar, mëson KTV-ja nga burime brenda Kuvendit.
Ata nuk e kanë emëruar grupin e tyre, por e duan ndarjen nga grupi i Vetëvendosjes ku ndodhen aktualisht.
Lista e deputetëve që e kanë bërë kërkesën dhe do të ndahet nga VV-ja është:
1. Visar Ymeri
2. Dardan Molliqaj
3. Dardan Sejdiu
4. Dukagjin Gorani
5. Aida Dërguti

Lexo edheThaçi për demarkacionin: Njerëz jemi, mund të bëhet ndonjë gabim
6. Shqipe Pantina
7. Faton Topalli
8. Fisnik Ismaili
9. Driton Caushi
10. Donika Kadaj
Nëse kjo mbetet lista përfundimtare, Vetëvendosje do të mbetet me 22 deputetë në Kuvend dhe do ta humbasë primatin e grupit më të madh parlamentar. Administrata e Kuvendit pritet shumë shpejt ta zyrtarizojë krijimin e grupit të ri parlamentar.