Deputeti Albert Kinolli nga 6+ tha se do ta japin votën e tyre për rrëzimin e Qeverisë duke e pasë parasysh se votat e tyre nuk janë vendimtare, pasi shumica është e siguruar.
Ai tha se në këtë Qeveri që e kanë votuar dhe që janë patnerë të koalicionit është zbehur dhe minimizuar raporti mes tyre, njofton Klan Kosova.
“Duke pasë parasysh që si institucione në çfarë situate alaramante gjendemi, shëndeti është i shenjtë dhe primar. Është dashur të ketë një unitet dhe të luftojnë një armik të përbashkët – koronavirsun”.
“Kur qytetarët i kanë drejtuar sytë nga përfaqësuesit të tyre, duke u përballë me mungesën e mjeteve bazë kanë mbetur në mëshirë të Zotit”.
“Sot pa dëshirën tonë si grup parlamentar jemi mbledhur në seancën e mocionit për rrëzimin e Qeverisë që ne ia kemi dhënë besimin për të krijuar institucionet. Me përkrahjen tonë ndodhi formimi i Qeverisë”.
“Vota jonë nuk do të jetë vendimtare pasë parassyh vullnetin e shumicës, prandaj e përkrahim edhe ne”.