BallinaLajmeGruda: S’ka ndryshim qëndrimi për presidentin, s’duhet domosdoshmërisht të jetë i PDK-së

Gruda: S’ka ndryshim qëndrimi për presidentin, s’duhet domosdoshmërisht të jetë i PDK-së

Të ngjajshme

FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Kosova

Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës...

Barcelona vendos objektivat e merkatos, disa emra për të përforcuar skuadrën

Barcelona vazhdon të hulumtojë tregun e transferimeve, për të...

Keisi s’i ndahet palestrës, publikon imazhe nga stërvitja

Keisi Medini e ka marrë seriozisht transformimin fizik. Bukuroshja shqiptare...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se qëndrimi i PDK-së për zgjedhjen e presidentit nuk ka ndryshuar, duke theksuar se partia mbetet e hapur për kandidatë konsensualë.

Ai në lidhje direkte në Debat Plus, tha se PDK mund të propozojë kandidatë për president, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se ata janë vetëm të partisë.

“Jo, domosdoshmërisht nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit, ne i propozojmë kandidatët për president kjo nuk do të thotë që janë të PDK por mund të jenë edhe të PDK por gjatë diskutimeve e vendosim”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, hapi i parë duhet të jetë pajtimi me Lëvizjen Vetëvendosje për nisjen e procesit të propozimeve.

“Hapi i parë duhet të pajtohemi me VV-në që të bëjmë propozimet. Nëse pajtohemi, ne ua bëjmë të ditur atyre dhe publikut emrin e presidentit”, ka shtuar ai.

Gruda tha gjithashtu se PDK nuk ka marrë ftesë të re për diskutime, ndërsa çdo vendim për pjesëmarrje në takime do të merret nga kryesia e partisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz