BallinaLajmeGruaja nga Llapi që shkaktoi panik në Kosovë – çfarë thonë nxënësit...

Gruaja nga Llapi që shkaktoi panik në Kosovë – çfarë thonë nxënësit dhe të rriturit

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Policia e ka ndaluar romen Z.S dhe ka konstatuar se e njëjta nuk paraqet rrezik prandaj e ka liruar, raporton T7

Prezenca e saj ne qytet kishte shkaktuar panik.

Përmes disa fotografive të shpërndara nëpër rrjetet sociale, bëhej thirrje të kenë kujdes nga kjo grua.

Sipas tyre, ajo i takon një rrjeti hajdutesh që merret me kidnapimin e fëmijëve.

Paniku  më i madhe ishte krijuar në Malishevë, atje ku është parë edhe kjo grua me origjinë nga Podujeva.

Madje, disa nënës tjerë thonë që kjo grua është parë edhe me armë në Malishevë

Por, ndryshe nga nxënësit, të rriturit që e kanë parë në Malishevë thonë që ajo nuk paraqet rrezik në këtë qytet.

Nga stacioni i autobusëve ku kjo grua ishte filmuar, thonë që nga monitorimi, nuk kanë vërejtur ndonjë aktivitet të dyshimtë.

E nga Komuna e Malishevës, thonë se kjo grua nuk banon në këtë qytet.

Pas shqetësimit të qytetarëve, një patrullë e policisë e kishte ndalur personin në fjalë dhe e kishte shoqëruar në polici për intervistim.

Por nuk kanë vërejtur se e njëjta ka kryer ndonjë vepër për të cilën ishte raportuar.

Ndërsa ajo gjatë intervistimit, me hetuesit policor kishte komunikuar vetëm në gjuhën gjermane.

Sipas policisë, kjo grua ishte intervistuar edhe në stacionin policor të Podujevës, dhe ka rezultuar që e njëjta nuk është person në kërkim policor. /Fidan Zejnullahu, T7

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz