Gruaja në Shtime denoncon në polici burrin për dhunë fizike, 23-vjeçari ndalohet për 48 orë
dp

Lexo edheArrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Sot rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 05.05.2026, njofton policia.
I dyshuari, mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje, vijon njoftimi.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”.

Lexo edheArrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime
“Viktima është vendosur në një vend të sigurt”, përfundon njoftimi.