Gruaja e Albin Kurtit angazhohet në një institut norvegjez për hulumtimin e terrorizmit dhe radikalizmit

Gruaja e Albin Kurtit, Rita Augestad Knudsen, është bërë pjesë e një instituti norvegjez për hulumtime ndërkombëtare, ku do të jetë hulumtuese e terrorizmit dhe radikalizmin.
Edhe më herët, gruaja e ish-Kryeministrit Kurti ka shkruar për temën e radikalizmit dhe ekstremizmit si dhe ka publikime në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë.

Për këtë punë, bazuar në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit, ajo paguhet 46 mijë e 990 euro në vit. Apo 3 mijë e 900 euro në muaj.
Gruaja e Kurtit ka blerë banesë në Oslo të Norvegjisë edhe banesë në vlerë mbi 400 mijë euro.


Lexo edheVazhdon të jetë i ndaluar qëndrimi përreth liqenit të Radoniqit
Albin Kurti ishte martuar më 2014 me norvegjezen Rita Augestad Knudsen, me të cilën kanë edhe një vajzë pesëvjeçare.
Ish-Shefi i Qeverisë kishte se Knudsen e kishte njohur në Prishtinë derisa në banesën ku jetojnë nuk i kanë të ndara rolet në shef ose shefe por bashkëqeverisin.
“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, kishte thënë Kurti, kur ishte pyetyr për gruan norvegjeze.














