Gropat s’ka kush t’i mbulojë në Drenas

Një rrugë e Drenasit që lidh tri katër qytete është në gjendje tepër të keqe. Për këtë arsye shoferët ankohen se po u shkatërrohen makinat. Ramiz Lladrovci thotë Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për gropat në rrugën e Orllatit. Në Ministri kanë thënë se shpejt do të nis sanimi i rrugës pasi kontrata është nënshkruar.
Një autobusi i duhet të ndalet para se të vazhdojë rrugën.
Kjo për arsye të gjendjes aspak të mirë në të cilën është rruga në fshatin Orllat të Komunës së Drenasit, e cila është rrugë lidhëse për Malishevën, Rahovecin e Prizrenin me Prishtinën.
Dheu i shembur ka shkaktuar probleme për secilin që kalon kah kjo rrugë. Shoferët, shumica prej të cilëve kalojnë shpesh këndej, ankohen për dëmet që po ua sjell mjeteve të tyre.

Lexo edheAksident në rrugën Drenas – Komoran (VIDEO)
E disa prej tyre bile propozojnë zgjidhje se si duhet të sanohet problemi me këtë rrugë.Por, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mohon çfarëdo përgjegjësie mbi këtë rrugë. Sipas tij, kompetencat i ka Ministria e Infrastrukturës pasi ajo është rrugë regjionale.
E Ministria e Infrastrukturës në një përgjigje për televizionin ka thënë se për pak ditë do të fillojë sanimi i kësaj rruge. Sipas Ministrisë kontrata e mirëmbajtjes për atë rrugë ka kohë që është nënshkruar.
Kjo pjesë e fshatit, ka telashe pothuajse të përhershme sepse dheu nën rrugë shembet. Pos riparimeve sipërfaqësore, nuk është ndërhyrë asnjëherë në pjesën poshtë rrugës.














