back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeGrimerja e njohur takon humanistin Kastrati, ofron donacion për shtëpinë ‘Jetimat e...

Grimerja e njohur takon humanistin Kastrati, ofron donacion për shtëpinë ‘Jetimat e Ballkanit’

Të ngjajshme

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Grimerja e njohur Fjolla Llaloshi ka takuar sot humanistin e madh Halil Kastratin. Ajo në ketë takim me Kastratin ka shprehur gadishmerinë që studio e bukurisë ‘Glam Fjolla’ të ofrojë sherbime estetike për gratë që janë banore të shtëpisë “Jetimat e Ballkanit’ në Gjinoc të Suharekës.

“Me e lumtur është dora që dhuron sesa ajo që pranon” ka shkruar grimerja Fjolla, teksa ka kujtuar një fjalë që ia thoshte shpesh e ëma e saj, derisa shprehet tejet e lumtur qe edhe qe edhe ajo po jep kontributin e saj në shtepinë e të moshuarve që janë me meritoret e gjitha gjeneratave, shkruan Kosova Post.

Postimi i plotë:
Miq, po ndaj me ju foto nga një pjesë e takimit me Zoteri Halil Kastratin
@jetimat.e.ballkanit @halilkastrati

Ky takimi është për një kauzë të mirë për të cilën ishte edhe arsyeja e këtij takimi.

Në radhë të parë ndjeva një mirësi të thellë nga figura e Zotëri Halilit dhe gjithcka që ai tanimë përfaqëson.

Gjithmonë jam udhëhequr shpirterisht nga ndjenja që të ndihmojë aty ku thirret për nevojë dhe në këtë rast, ky ishte rasti më i mirë që mund të më dhuronte jeta.

Jam rritur nga një familje që gjithmonë prindërit na kanë mësuar të ndajmë me të tjerët atë që e kemi.

Fjalia që më ka udhëhoqi në jetë gjithmonë ka qenë ajo e nënës kur më thoshte:

“Më e lumtur është dora që dhuron, se ajo që pranon”.

Kam qenë mirënjohëse për ata që më ndihmuan të plotësoja nevojat e mia. Dhe gjatë viteve, kam qenë edhe më mirënjohës për ata që më ndihmuan të bëhesha vetëmbështetëse.Dhe për më tepër, kam qenë më shumë mirënjohëse për ata që më treguan se si t’i përdorja disa prej tepricave të mia për të ndihmuar të tjerët.

Kam mësuar se mënyra për të pasur tepricë, është që të shpenzoj më pak sesa fitoj. Me atë tepricë, kam qenë në gjendje të mësoj se me të vërtetë është më mirë të japësh se sa të marrësh.

Jam e lumtur të ju njoftojë që salloni “Glam Fjolla” me stafin si donacion për gratë e kësaj shtëpie do të realizojmë të gjitha shërbimet estetike të nevojshme.

Dua të falenderoj shumë përzemërsisht Zoteri Halilin për bashkëpunimin e treguar dhe shumë faleminderit stafit tim për gadishmërinë në realizimin e qëllimit tim.

Të gjithë meritojmë pleqëri të lumtur!

Të Fundit

Sport

ShowBiz