BallinaLajmeGreva në arsim do të fillojë më 13 prill

Greva në arsim do të fillojë më 13 prill

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojë të mbahet proces i rregullt mësimor, ndërkaq greva në arsim do të jetë nga 13 prilli.

Kështu ka thënë për Telegrafin, kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj.

“Nesër nuk do të ketë grevë, me rezolutën që e ka nxjerrë Kongresi më 24 shkurt, greva është paraparë të mbahet nga 13 prilli e tutje”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka theksuar se presin që prej të martës e deri më 13 prill të kenë takime dhe që Qeveria të reflektojë duke e parë seriozitetin e situatës.

“Greva do të nisë më 13 prill dhe ajo do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e SBASHK-ut dhe derisa të realizohet kërkesa sublime e jona e që është që Qeveria e Kosovës të debatojë dhe të japë dritën e gjelbër për ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip për vitet e 90-ta dhe ta dërgojë në Parlament”, ka thënë Jasharaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz