Aventurë e pakëndshme për Giuseppe Corradon, presidentin e klubit të Pisas, i cili është bërë viktimë e një grabitje në vilën e tij në Forte dei Marmi, në provincën e Luca.
Sipas “La Nazione”, grabitja ndodhi në mëngjesin e 3 gushtit, ndërsa familja ishte ende në gjumë.
Hajdutët hapën me forcë një dritare, duke arritur të hyjnë pa ngjallur dyshime.
Pasi hynë brenda, ata gjetën çelësat e makinës Porsche Cayenne të parkuar në oborr, gjë që u mundësoi atyre jo vetëm të ndiznin fuoristradën luksoze, por edhe të hapnin portën e vilës duke përdorur të njëjtën telekomandë.
Makina udhëtoi për në Romë, ku u ndal në një zonë të caktuar, me shumë mundësi një punishte.
Atje, sistemi satelitor me sa duket u çaktivizua dhe u hoq, duke eliminuar përgjithmonë gjurmët e makinës.
Sipas hetuesve, operacioni me sa duket u organizua nga një grup hajdutësh profesionistë.
Hipoteza është se pasi hoqën GPS-in në Romë, kriminelët vazhduan arratisjen e tyre për t’u kthyer në Versilia ose në rrjetet paralele të shpërndarjes së mallrave të tilla, përcjell Panorama.
Vjedhja është pjesë e një serie incidentesh të ngjashme në zonë, një destinacion veror për shumë sipërmarrës dhe personalitete sportive.